KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e konsideron rrezik për krizë politike bllokadën parlamentare të paralajmëruar nga BDI. Ai deklaroi se, bllokimi i miratimit të ligjeve me Badenter në Kuvend nga ana e BDI-së nuk mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mickoski tha se nuk sheh krizë dhe se pushteti ka shumicë stabile.

“Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, tha Mickoski. Ai shtoi: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Afrim Gashi tha të hënën se, pavarësisht paralajmërimeve për vazhdim të bllokadës, të gjitha ligjet do të vihen në votim, përfshirë ato për të cilët nevojitet badenter.

Ai akuzoi opozitën se në këtë mënyrë, por keqpërdorim i Rregullores së Kuvendit. Sa i përket mundësisë që, nëse bllokada të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se zgjedhje të tilla do të ketë kur 61 deputetë të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.