KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të forta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të forta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski pret mesazhe të forta në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe diskutime thelbësore dhe rezultate konkrete nga Samiti i Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Mal të Zi.

“Sot pres mesazhe shumë të forta në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sigurisht, këtu përfshij edhe vendin tim. Dosja e Maqedonisë është shumë komplekse. Ne e kemi merituar prej kohësh të jemi pjesë e BE-së, por, për fat të keq, për shkak të disa arsyeve artificiale, ende nuk jemi në gjendje të fillojmë negociatat”, tha Mickoski para fillimit të Samitit.

Ai njoftoi se në fjalimin e tij do të theksonte angazhimin e fortë të Qeverisë së RMV-së ndaj agjendës së reformave të BE-së dhe integrimit evropian, duke treguar se Qeveria do të vazhdojë të veprojë në atë drejtim në të ardhmen.

“Në fjalimin tim do të paraqes dhe përcjell mesazhin e angazhimit të fortë të Qeverisë Maqedonase ndaj agjendës së reformave të BE-së dhe integrimit evropian. Praktikisht, i tillë ka qenë veprimi i Qeverisë sime deri më tani dhe ne do të vazhdojmë të ecim në atë rrugë në të ardhmen”, theksoi Mickoski.

Ai trajtoi gjithashtu sfidat aktuale globale, duke përfshirë luftën në Ukrainë, luftën me Iranin, krizën në tregjet financiare dhe protestat në të gjithë Evropën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.