KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Në ditët në vijim do të ketë lajme të mira nga SHBA-të për Maqedoninë

Mickoski: Në ditët në vijim do të ketë lajme të mira nga SHBA-të për Maqedoninë

Pas pezullimit të vizave amerikane për Maqedoninë, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira nga SHBA-të për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e tha këtë duke komentuar pezullimin e vizave të emigracionit amerikan për 75 vende, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë e ka dhënë komentin e saj për këtë, bëhet fjalë për viza imigruese, jo për viza studimi apo vizita turistike. Por, mendoj se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira dhe të këndshme për qytetarët e vendit kur bëhet fjalë për këtë lloj marrëdhënieje me partnerin tonë strategjik.

Do të isha i kujdesshëm dhe i durueshëm dhe pres shumë lajme të mira për Maqedoninë në periudhën e ardhshme”, tha Mickoski pasi vizitoi palestrën e rindërtuar sportive në Kratovë.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, shpjegoi dje gjithashtu se pezullimi i vizave amerikane vlen vetëm për vizat e emigrantëve, dhe jo për vizat për nevojat e studentëve ose vizat turistike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.