KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: E Majta, LSDM-ja dhe BDI-ja le të vijnë me propozim për Kodin Zgjedhor

Mickoski: E Majta, LSDM-ja dhe BDI-ja le të vijnë me propozim për Kodin Zgjedhor

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se dialogu i grupit të punës për Kodin Zgjedhor do të zhbllokohet pasi “opozita e bashkuar – E Majta, LSDM dhe BDI” të vijnë në takim me propozim.

“Ata nuk po vijnë. E Majta është e interesuar për paratë për të shkuar në Halkidiki, për të blerë prona dhe për të ndërtuar kafene. Nuk e di çfarë do LSDM. Mund të them se BDI e di çfarë do, por kjo është e pamundur”, tha Mickoski.

Ai u porositi që të arrijnë marrëveshje dhe se çfarëdo që të dakordohen, do të pranohet, me ç’rast mbetet kërkesa për lehtësimin e votimit të diasporës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2029.

“Le të ulen, le të arrijnë marrëveshje, ne do ta pranojmë atë për të cilën dakordohen, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është të lehtësohet votimi i diasporës në zgjedhjet presidenciale në vitin 2029. Kjo është ajo që po kërkojmë, mendoj se nuk po kërkojmë shumë”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.