KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

Izet Mexhiti nga VLEN, njoftoi se më 9 maj do të mbahet kongresi i parë i kësaj lëvizjeje, ku ajo do të shndërrohet në një parti të vetme politike.

Në një intervistë për Tv Sitel, ai tha se VLEN ka sjellë konkurrencë në skenën politike shqiptare dhe i ka dhënë fund dominimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mexhiti theksoi se konkurrenca është në të mirë të qytetarëve dhe ndihmon në krijimin e një qeverisjeje më të fortë dhe më efikase.

Ai bëri të ditur se partia e re do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarë, ai vetë dhe Bilall Kasami.

Ndërsa, Bekim Sali do të jetë sekretar i përgjithshëm.

Sipas tij, VLEN do të ketë një orientim të qartë politik në qendër të djathtë dhe nuk do të përshtatet sipas partnerëve të qeverisë.

Duke folur për rikonstruimin e qeverisë, ai tha se ndryshimet duhet të bazohen në performancë dhe rezultate, duke shtuar se VLEN është e gatshme të ofrojë kuadro të përgatitura.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.