KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mësohet arsyeja e vendosjes së disa “Ufo”-ve në sheshin e Prishtinës

Mësohet arsyeja e vendosjes së disa “Ufo”-ve në sheshin e Prishtinës

Disa figura të pazakonta, në formë të jashtëtokësorëve, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Por, vendosja e tyre nuk është rastësi. Bëhet fjalë për një instalacion artistik multimedial me titull “SYQKYM”, nga artisti Erroll Murati, i kuruar nga Zeni Ballazhi, shkruan Indeksonline.

Sipas posterit të ekspozitës, instalacioni është pjesë e një ekspozite personale dhe do të prezantohet në sheshin “Skënderbeu” nga 10 deri më 20 nëntor 2026.

Përmes figurave të jashtëtokësorëve dhe elementeve vizuale, projekti synon të sjellë një ndërhyrje artistike në hapësirën publike dhe të nxisë kureshtjen e qytetarëve për mesazhin që përcjell vepra.

Kështu, “UFO-t” që kanë rënë në sy në qendër të Prishtinës janë pjesë e një projekti artistik, e jo ndonjë ngjarje e pazakontë./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.