KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Meshë madhështore në Paris, Papa mbledh gati 1 milion njerëz

Meshë madhështore në Paris, Papa mbledh gati 1 milion njerëz

Papa Leo XIV kremtoi të shtunën një meshë madhështore në ajër të hapur në Paris, ku qindra mijëra besimtarë u mblodhën për ta parë nga afër.

Duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur, besimtarët mbushën një itinerar prej rreth dy kilometrash, nga zona pranë Harkut të Triumfit deri në Place de la Concorde, shkruan euronews.

Sipas Vatikanit, rreth 800 mijë persona morën pjesë në meshë, një shifër më e lartë se 600 mijë personat që ishin regjistruar paraprakisht.

Gjatë rrugës, Papa ndaloi disa herë për të përshëndetur turmën dhe për të bekuar fëmijë e foshnja, përpara se të mbërrinte në vendin ku u zhvillua ceremonia.

Pas meshës në Paris, Leo XIV udhëtoi drejt Lourdes.

Të dielën, ai pritet të takohet me ipeshkvijtë francezë dhe të kremtojë një tjetër meshë në ajër të hapur.

Në programin e tij është parashikuar gjithashtu një takim me persona të sëmurë dhe me shtatë të mbijetuar të abuzimeve seksuale nga klerikë dhe persona të tjerë të Kishës Katolike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.