KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mesfushori i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të harrojmë fitoren në Prishtinë

Mesfushori i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të harrojmë fitoren në Prishtinë

Celje dhe Drita do të përballen në kuadër të ndeshjes së kthimit në Play-Off të Ligës së Konferencës.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të enjten mbrëma me fillim nga ora 18:45.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë i takoi sllovenëve që fituan me rezultat 3-2.

Mesfushori boshnjak i Celjes, Mario Kvesic ka folur në konferencë për shtyp, duke thënë se duhet harruar fitorja në Prishtinë dhe t’i qasen ndeshjes sikur të kishin barazuar.

“Gjëja më e rëndësishme është të futemi në ndeshje sikur jemi 0-0, pra të harrojmë golin që e shënuam në ndeshjen e kaluar, natyrisht të mos ndryshojmë asgjë sa i përket filozofisë dhe qasjes tonë”.

“Ne do të fillojmë nga zeroja dhe jemi të bindur se, nëse luajmë ashtu siç jemi stërvitur, do ta kontrollojmë ndeshjen dhe nuk do t’i japim mundësi kundërshtarit”, deklaroi Kvesic në konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.