KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Safe City”

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Safe City”

Në Maqedoninë Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19 066 kundërvajtje në komunikacion. Këto raste janë regjistruar nga projekti ““Safe City”. Muajin e kaluar ka pasur mesatarisht 706 kundërvajtje në ditë, ndërsa këtë muaj 680.

“Në periudhën nga 01.02.2026 deri më 28.02.2026, nga sistemi ““Safe City” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Më së shumti kundërvajtje janë për tejkalim të shpejtësisë, ashtu që ky lloj i dënimeve ka arritur deri 95 përqind nga numri i përgjithshëm i dënimeve.

“Për kalim në sinjal të mbyllur (ngjyrë e kuqe) 220 kundërvajtje, ndërsa për drejtimin e automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit 674 kundërvajtje”, raportoi Policia, ashtu që shqiptuar 653 masa për ndalim të ngasjes së automjetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.