Brooklyn Beckham thuhet se është ndjerë i irrituar pasi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, e përfshinë në postimet e tyre për Ditën e Baballarëve në Instagram, pavarësisht se ai u kishte kërkuar më herët të mos e etiketonin dhe ta linin jashtë rrjeteve sociale.
Sipas mediave britanike, 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes gjatë konfliktit që po përjeton me familjen.
Burime pranë tij kanë deklaruar se këto postime vetëm sa rihapin plagët dhe e rikthejnë vazhdimisht te problemet familjare.
Brooklyn
Victoria publikoi një fotografi të vjetër të David Beckham me katër fëmijët e tyre – Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper – duke e cilësuar bashkëshortin si ‘babanë më të mirë’.
Ndërkohë, edhe David ndau disa foto me fëmijët dhe theksoi se të qenit baba është roli më i rëndësishëm në jetën e tij.
Raportet tregojnë se tensionet në familjen Beckham kanë nisur që në janar, kur Brooklyn akuzoi publikisht prindërit se po ndërhynin në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.
Së fundmi, çifti ka pretenduar gjithashtu se disa fotografi të publikuara me motrën e tij Harper, e cila gjoja po përpiqej të pajtohej me të, ishin organizuar paraprakisht për mediat.
Situata thuhet se ka prekur të gjithë familjen, veçanërisht Victoria Beckham. /Telegrafi/
