Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një veshje të Alexander Wang, ku në qendër të vëmendjes ishte pjesa e sipërme e stolisur me diamante dhe disa orë luksoze dore
Ata që mendojnë se Heidi Klum u përpoq ta kthente Met Gala-n glamuroze në një lloj “Halloween-i” pranveror, besojnë se edhe kolegia e saj, Irina Shayk, “e humbi terrenin”.
Sipas tyre, shfaqja e “Victoria’s Secret” mbahet në një vend tjetër, i thanë ata modeles së famshme, pa e ditur se ky krijim i pazakontë ishte në fakt një vepër e veçantë e modës dhe e parimeve surrealiste, e lindur nga imagjinata e stilistit të njohur Alexander Wang.
A guxoi vërtet Irina Shayk të paraqitej në Met Gala pothuajse e zhveshur, me pjesën e sipërme më të hollë të veshjes? Të gjithë ata që shtruan këtë pyetje, harruan trendin “naked”, i cili prej muajsh nuk po largohet nga tapetet e kuq. Dhe pse të mos e shfrytëzonte një rast të tillë edhe një nga gratë më tërheqëse dhe më të bukura të kohës sonë?
Modelja e famshme ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë nga eksperimentet në modë. Në fakt, ajo as nuk ka arsye të frikësohet. Në këtë kreacion dy pjesësh të Alexander Wang, Irina dukej si një perëndeshë e botës antike, e cila për një çast ishte zgjuar për ta magjepsur edhe botën e sotme.
Figura e bukuroshes ruse, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e 40-të, vazhdon të jetë e përsosur. Çdo muskul dhe çdo linjë trupore dukej në vendin e vet, gjë që u theksua nga pjesa e sipërme me rripa të artë, e stolisur me diamante, me një orë në pjesën qendrore dhe me dy detaje rrethore që mbulonin në mënyrë strategjike gjoksin.
Krahët i kishte të zbukuruar me orë luksoze dore, ndërsa një tjetër orë shihej edhe rreth qafës, pak mbi gjerdan. Pjesë e këtij “instalacioni” ishte edhe një zinxhir me hallka të gjera, që zbriste deri te kërthiza.
Pjesa e poshtme e veshjes ishte shumë më e thjeshtë: një fund i ngushtë i zi, me bel të ulët dhe me një vel të gjatë.
“Ky ‘look’ është menduar si një arkiv i veshshëm, i mbështetur në parimet surrealiste, duke i rikontekstualizuar objektet funksionale si modë”, përcjell Vogue shpjegimin e shtëpisë Alexander Wang.
Art i kostumit në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe liri artistike. /Telegrafi/