KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Merz thotë se duhet të ruhet integriteti territorial i Iranit

Merz thotë se duhet të ruhet integriteti territorial i Iranit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë një thirrje të fuqishme për ruajtjen e shtetësisë së Iranit dhe për krijimin e kushteve që ky vend të stabilizohet politikisht dhe ekonomikisht.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të shohë një situatë të ngjashme me atë të Sirisë, ku destabiliteti ka çuar në konflikte të gjata dhe valë masive të refugjatëve.

“Ne nuk duam të shohim një skenar si Siria, por duam që ky shtet të bëhet funksional nga brenda vetes”, ka thënë lideri gjerman.

Sipas tij, kjo kërkon një angazhim të shpejtë dhe të koordinuar në nivel ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet e tij, si në Uashington ashtu edhe me qeverinë izraelite, ka bërë thirrje për krijimin e kushteve që Irani të ketë një qeveri të legjitimuar demokratikisht dhe të mund të vazhdojë të ekzistojë si shtet.

Merz ka theksuar gjithashtu rëndësinë strategjike të stabilitetit të Iranit për Evropën “ky është një vend me mbi 90 milionë banorë. Ne kemi një interes të lartë për të shmangur flukset e reja të refugjatëve nga rajoni”, gjersa ka nënvizuar se stabiliteti i Iranit nuk është vetëm çështje rajonale, por edhe ndërkombëtare.

Analistët politikë vlerësojnë se qëndrimi i kancelarit gjerman pasqyron një qasje të kujdesshme të Gjermanisë, e cila kërkon të shmangë konflikte të drejtpërdrejta, por gjithashtu të ndikojë në një stabilitet të brendshëm që mund të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Iranit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.