KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Merz: Evropa duhet ta rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën

Merz: Evropa duhet ta rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi të enjten në Bruksel se Evropa duhet ta rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën, ndërsa liderët e Bashkimit Evropian po mblidhen në një samit për të diskutuar ndihmën për Kievin.

Ai u tha gazetarëve se gjatë disa takimeve të zhvilluara në grupe të vogla kishte theksuar nevojën për ta ndihmuar Ukrainën që të përballojë dimrin dhe të sigurojë mbështetje edhe për vitin e ardhshëm.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar Ukrainën ta përballojë dimrin, por edhe vitin e ardhshëm”, deklaroi Merz.

Lideri gjerman shtoi se do të jetë e nevojshme të rriten sërish fondet, në mënyrë që Ukrainës t’i sigurohet ndihmë e qëndrueshme dhe afatgjatë, shkruan reuters.

Megjithëse buxheti i Ukrainës për këtë vit është mbuluar plotësisht, ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, deklaroi në shtator se vendit i mungojnë 32.6 miliardë dollarë për buxhetin e rregullt të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, mungesa në buxhetin e mbrojtjes vlerësohet në 45 miliardë dollarë.

Merz hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e transferimit të një pjese të aseteve ruse të ngrira në Bashkimin Evropian drejt Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që ato të përdoreshin si mjet presioni në negociatat për paqe.

Ai theksoi se asetet ruse, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet në rreth 210 miliardë euro, duhet të mbeten në Evropë.

“Kjo është çështje e jona dhe ne vendosim për të”, tha kancelari gjerman.

Duke folur për sulmet e vazhdueshme ruse, kancelari gjerman tha se është i bindur se në Ukrainë po mbrohet edhe rendi politik evropian.

“Po dëshmojmë një valë gjithnjë e më brutale të sulmeve ruse kundër Ukrainës. Jam ende plotësisht i bindur se nuk po mbrojmë vetëm integritetin territorial të Ukrainës, por edhe rendin politik të Evropës, të cilin Rusia po e vë nën presion të madh në çdo aspekt”, deklaroi Merz. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.