KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mërgimtari nga Zvicra jep donacion, shkolla “Marin Barleti” në Gjilan bëhet me rrjet të kompjuterëve

Mërgimtari nga Zvicra jep donacion, shkolla “Marin Barleti” në Gjilan bëhet me rrjet të kompjuterëve

Shkolla e mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan është pajisur me sistem të ri të kompjuterëve.

Shkolla prezantoi kabinetin e ri të IT-së, e kjo u bë falë një donacioni të Agon Behlulit, qytetari nga Zvicra i cili dhuroi mjetet që nxënësit të mësojnë me metoda efikase dhe me teknologjinë e fundit, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e shkollës në rrjetet sociale thuhet se “falë donacionit të bashkatdhetarit Agon Behluli nga Zvicra, si dhe angazhimit dhe bashkëpunimit të drejtoreshës së shkollës, IAAP “Marin Barleti” në Gjilan tashmë ka një kabinet të pajisur me kompjuterë, duke krijuar kushte më të mira për mësimdhënie”.

Një veprim i tillë padyshim që do duhej të ishte një model i mirë i investimi në vendlindje./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.