KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Mëngjesi me mjegull, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

Mëngjesi me mjegull, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

IHK njofton se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.