KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse gjejmë gjuhë të përbashkët me Listën Studentore

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse gjejmë gjuhë të përbashkët me Listën Studentore

Visar Memeti, i cili siguroi votat për të qenë deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka bërë me dije se koalicioni shqiptar mund të jetë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

Ai ka deklaruar se mund të ndodh, nëse gjen gjuhë të përbashkët me platformën e Listës Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Memeti është shprehur i kënaqur që koalicioni i shqiptarëve ka arritur të fitojë dy mandate në këto zgjedhje.

“Rezultati është i kënaqshëm, edhe pse në nënshkrimin e marrëveshjes javë më parë, synimi ynë ishte t’i sigurojmë tri ulëse në Parlamentin serb. Mirëpo, ishin disa faktorë që ndikuan, ku ndoshta njëri prej tyre ishte dalja rekorde e votuesve në këto zgjedhje në Serbi”, ka thënë Memeti.

Sipas tij, pjesëmarrja në qeveri është një mundësi që mund të shqyrtohet.

“Nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët apo biem në dakordim me platformën që e kemi ne si Koalicion Shqiptar, pse jo të mos jemi pjesë e kësaj qeverie”, ka deklaruar Memeti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.