KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Memeti: Interesim i ulët për të votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar (VIDEO)

Memeti: Interesim i ulët për të votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Visar Memeti i ka quajtur si shumë të rëndësishme zgjedhjet e sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se megjithatë, interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje ka qenë i ultë.

“Rëndësia patjetër që është e madhe duke e ditur që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët këtu në Luginë, e posaçërisht në fusha të cilat i mbulon Këshilli Nacional Shqiptar… Mirëpo, për fat të keq interesimi është i dobët. Motivimi jo sa duhet. E për këtë besoj që duhet një analizë më e thellë se përse kjo kjo është duke ndodhur.”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur disa faktorë për mungesën e interesimit të qytetarëve për këtë proces në Luginë.

“Ka disa faktorë që kanë ndikuar, ku një prej tyre janë zgjedhjet  e njëpasnjëshme. Siç e ceka në fillim para dy javëve kishim zgjedhje parlamentare, tash sot kemi prapë zgjedhje. Ky është një prej faktorëve. Faktor tjetër është nuk e di partitë politike në të kaluarën disi zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar i kanë vendosur si në plan të dytë. Një tjetër faktor është lista e votuesve…etj”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.