KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Meghan Markle përballet me gazetarët në daljen e parë publike, pyetet për të atin

Meghan Markle përballet me gazetarët në daljen e parë publike, pyetet për të atin

Meghan Markle bëri paraqitjen e saj të parë publike që kur babai i saj, Thomas Markle, u akuzua për posedim materialesh abuzimi seksual me fëmijë.

Dukesha e Sussex-it mbërriti me bashkëshortin e saj, princin Harry, në Parlamentin Europian në Bruksel, ku po marrin pjesë në një aktivitet kushtuar sigurisë së fëmijëve në internet, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Çifti mbërriti në Parlamentin Europian të kapur për dore. Meghan mbante veshur një pallto të gjatë të errët dhe flokët i kishte mbledhur topuz. Ndërsa ecnin nëpër korridorin e hyrjes, gazetarët i bënë pyetje rreth babait të saj, por ajo nuk u përgjigj.

Harry do të mbajë një fjalim kryesor në këtë event mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve në internet. Meghan fillimisht duhej t’i bashkohej në fjalim, por ajo u tërhoq nga fjalimi publik dje. Një burim tha se ajo “nuk ndihet mjaftueshëm e fortë” për të bërë paraqitjen publike.

Gjatë vizitës së tyre në Parlamentin Europian, Harry dhe Meghan pritet gjithashtu të zbulojnë Memorialin e Ekranit të Humbur, të projektuar nga fondacioni i tyre Archewell.

Memoriali u kushtohet fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e përvojave të dëmshme në mediat sociale. Projekti synon të paralajmërojë për rreziqet e internetit dhe të inkurajojë mbrojtje më të mirë për përdoruesit më të vegjël./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.