KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Me një shpërthim të kontrolluar, shembet një pjesë e një ure kryesore të një autostrade në Gjermani

Me një shpërthim të kontrolluar, shembet një pjesë e një ure kryesore të një autostrade në Gjermani

Pjesë të një ure të madhe në autostradën A7 në Gjermani janë shembur me një shpërthim të kontrolluar, si pjesë e një projekti për ndërtimin e një strukture të re.

Ura mbi luginën Thalaubach, pranë Fulda, u rrëzua të dielën në mëngjes përpara mijëra spektatorëve.

Struktura 312 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1968, u hodh në erë duke përdorur rreth 100 kilogramë eksploziv.

– YouTube www.youtube.com

Para shpërthimit kryesor u krye një detonim i vogël për të trembur kafshët, ndërsa më pas shpërthimi i fuqishëm bëri që ura të shembej duke ngritur një re të madhe pluhuri.

Autoritetet kishin ndaluar hyrjen brenda një rrezeje prej 300 metrash për arsye sigurie.

Ura e re pritet të ndërtohet në faza, me projektin që kap vlerën rreth 115 milionë euro dhe që planifikohet të përfundojë plotësisht deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.