Melinda Ademi ka publikuar një set të ri fotografish, që shërbejnë si fotografitë zyrtare për albumin e saj debutues, “Bad Diva”.
Këngëtarja i shoqëroi imazhet me mbishkrimin: “Seti zyrtar fotografik për albumin tim debutues ‘Bad Diva’.”
Në fotografitë e publikuara, Melinda shfaqet me një dukje glamuroze dhe shumë elegante.
Melinda Ademi/Instagram
Ajo pozon me një kostum në ngjyrë bezhë, të dekoruar me gurë të shndritshëm në pjesën e sipërme, të kombinuar me taka transparente dhe vathë të mëdhenj me shkëlqim.
Grimi me nuanca të theksuara, flokët e gjatë me onde dhe pozat plot vetëbesim i japin artistes një pamje tërheqëse, në përputhje me imazhin e “Bad Diva”, që duket se do ta shoqërojë në projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/
Melinda Ademi/Instagram
Melinda Ademi/Instagram
