Me sezonin e pranverës në malin Everest që është shtyrë tashmë me dy deri në tre javë, alpinistët po përballen me pengesa të mëtejshme.
Pas një orteku në akullnajën Khumbu të martën (5 maj) që lëndoi dy persona, alpinisti 23-vjeçar Xavier Ladouceur ndau në Instagram se 48 orët e fundit ia kishin ndryshuar përgjithmonë perspektivën për majën më të lartë të malit në botë.
“48 orët e fundit e ndryshuan përgjithmonë perspektivën time për Everestin. Arrita në Kampin 2 pasi kalova Akullnajën Khumbu për herë të parë dhe më në fund e kuptova pse ky mal gëzon kaq shumë respekt në të gjithë botën”, tha Ladouceur.
“Disa minuta më pas, goditi një ortek. Njerëzit mbetën të bllokuar nën dëborë dhe akull. Ekipet e shpëtimit filluan të vraponin në çdo drejtim”, shtoi ai.
Duke e përshkruar atë si një nga momentet më intensive të jetës së tij, Ladouceur tha se kishte parë frikë, kaos, lëndime dhe shpëtime me helikopter.
“Disa orë më vonë, na u desh të vazhdonim të lëviznim përmes Akullnajës Khumbu. Të nesërmen, një stuhi tjetër na goditi2, shtoi ai.
“Ky mal të kujton vazhdimisht se koha, durimi dhe vendimmarrja kanë më shumë rëndësi sesa egoja. Mirënjohës që jam ende këtu. Mirënjohës për ekipin tim. Mirënjohës që e ndaj këtë udhëtim me të gjithë ju”, vazhdoi alpinisti. /Telegrafi/