KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Me kallashnikov në dorë mes qytetit, pamje të reja nga të shtënat në Podujevë

Me kallashnikov në dorë mes qytetit, pamje të reja nga të shtënat në Podujevë

Pamje të reja kanë dalë nga rasti i të shtënave me armë zjarri në Podujevë, ku një i ri dyshohet se ka shtënë me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armën në duar.

IndeksOnline ka siguruar video të re, ku i dyshuari shihet teksa rrëzohet në asfalt gjatë tentativës për t’u arratisur. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe më pas ta arrestojë atë.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës.

Nga policia bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar për IndeksOnline Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë këtë rast. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.