Policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar për një rast të cilësuar si “vjedhje e rëndë” në Suharekë. Ky sukses erdhi pas disa ditësh hetime të pandalshme, ku hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës punuan për të identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 02:20 të mëngjesit, në hyrje te një marketi në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Sipas ankuesit, dy persona të panjohur e kishin sulmuar në hyrje të lokalit: njëri e kishte kapur me forcë për krahu, ndërsa tjetri i kishte futur dorën në xhep duke i marrë 200 euro. Pas veprimit, të dy kishin ikur me vrap. Rasti fillimisht u klasifikua si “grabitje”.
“Hetimet vazhduan për disa ditë, derisa më 15 qershor policia arriti të identifikojë, lokalizoj dhe arrestojë të dyshuarin R.K., mashkull 27-vjeçar nga fshati Tërne, Suharekë. Ai u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, vendosi që rasti të ri-kualifikohej veprën si “vjedhje e rëndë”. I dyshuari u ndalua për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
