KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Më 22 shtator mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2026

Më 22 shtator mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2026

Ministria e Financave ka njoftuar se më 22 shtator 2026 do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për këtë vit.

Sipas njoftimit, në kuadër të ankandit do të emetohen obligacione me maturitet 10-vjeçar, në vlerë prej 15 milionë eurosh.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas Ministrisë, interesi i përcaktuar nga tregu do të garantohet përgjatë gjithë periudhës së maturimit prej 10 vitesh, ndërsa investimi në këto obligacione është i liruar tërësisht nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të interesuarve që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankandet për blerjen e letrave me vlerë të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.