KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Më 16 korrik do të fillojë Karvani Shëndetësor  “PërSHËNDETje” në Kamenicë

Më 16 korrik do të fillojë Karvani Shëndetësor  “PërSHËNDETje” në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se me 16 korrik të enjten që nga ora 10:00 deri në ora 13:00 do të mbahet Karvanin Shëndetësor.

“Njoftohen qytetarët të marrin pjesë në Karvanin Shëndetësor “PërSHËNDETje”, i cili do të mbahet në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Gjatë aktivitetit temat që do të informohen janë tema shëndetësore: Aktivitetin fizik, Duhanin, Alkoolin, Mbipeshën, Ushqyeshmërinë”.

“Nga këshillimi profesional do të ofrohen edhe shërbime shëndetësore për pjesëmarrësit. Në përfundim të aktivitetit do të ketë ushqim dhe pije falas”, thuhet më tej.

Karvani Shëndetësor organizohet nga KOPF (Kosova Population Foundation) në kuadër të projektit AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.