Scott McTominay ka zbuluar se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër vetëm dy ditë para ndeshjes hapëse të Skocisë ndaj Haitit në Kupën e Botës.
Mesfushori i Napolit tregoi se problemi me ritmin e zemrës ishte rishfaqur në prag të turneut, duke e detyruar të kryente një procedurë mjekësore. Megjithatë, pasi mori miratimin e mjekëve, ai luajti në të tria ndeshjet e Skocisë në fazën e grupeve.
Pas Botërorit, 29-vjeçari iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje minimale invazive në Mançester për ta zgjidhur përfundimisht problemin. Tashmë i rikthyer në fushë, McTominay pranoi se kjo ishte periudha më zhgënjyese e karrierës së tij.
“Kur je në shtratin e spitalit dy ditë para ndeshjes së parë të Botërorit, nuk është aspak ideale. U zhgënjeva jashtëzakonisht nga ajo që ndodhi”, u shpreh skocezi.
/GazetaBlic Sport/

