Përfaqësuesja Speciale për Partneritetet Globale Dorothy McAuliffe, nga 1 deri më 3 mars ishte për vizitë në Kosovë dhe në disa vende të rajonit.
Ajo udhëhoqi një Delegacion të Mundësive të Partneritetit (POD) për të eksploruar zgjidhjet e sektorit privat dhe publik për diversifikimin dhe tranzicionin e energjisë në Ballkanin Perëndimor.
Siç njofton Zyra për Informim e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), takimet e nivelit të lartë të delegacionit eksploruan gjithashtu se si inovacioni i klimës dhe energjia e rinovueshme mund të rrisin sigurinë energjetike për rajonin, veçanërisht përballë plakjes dhe infrastrukturës energjetike joefikase dhe paqëndrueshmërisë dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës.
Në Kosovë, delegacioni i kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale McAuliffe zhvilloi takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
“Përfaqësuesja Speciale McAuliffe nënvizoi përkushtimin për një marrëdhënie të vazhdueshme të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Delegacioni diskutoi teknologjinë amerikane dhe financimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër, rritjen ekonomike dhe rëndësinë e sigurisë së energjisë. Delegatët u takuan edhe me bashkëbiseduesit kryesorë të sektorit privat kosovar në një pritje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës”, thuhet në njoftimin e DASh-it.