KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbyllja vendvotimeve, reagon Kurti

Mbyllja vendvotimeve, reagon Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke u bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të kujdesen për integritetin e procesit të numërimit të votave.

Përmes një mesazhi publik, Kurti tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme ndodhet tashmë brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se në këto momente vëmendja është e përqendruar te komisionerët dhe vëzhguesit, të cilët, sipas tij, mbajnë një përgjegjësi të lartë institucionale në këtë fazë të procesit.

“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Kurti i falënderoi komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre, duke u uruar punë të mbarë në numërimin e çdo vote./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.