Mbyllet pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Drenicës, dominim total i kryeqytetasve
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Prishtinës dhe Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me kryeqytetasit që shkojnë në pushim me epërsi minimale 1:0.
Golin e vetëm në këto 45 minutat e para e realizoi A. Diatta në minutën e 40-të, duke zhbllokuar rezultatin e kësaj përballjeje të javës së 14-të në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Përveç rezultatit, Prishtina dominoi plotësisht edhe në aspektin statistikor.
Vendasit regjistruan tetë tentime drejt portës (gjashtë në kuadrat dhe dy jashtë saj), përballë vetëm dy tentimeve të Drenicës (një në portë dhe një jashtë).
Gjithashtu, kryeqytetasit fituan pesë goditje nga këndi, ndërsa mysafirët nuk patën asnjë. Prishtina u kap katër herë në pozitë jashtë loje dhe shkaktoi katër faulle, teksa Drenica regjistroi nëntë ndërhyrje të palejuara. /IndeksOnline/

