KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Bahri Fazliu” në Podujevë për shkak të punimeve në kolektorin e ujërave të zeza

Mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Bahri Fazliu” në Podujevë për shkak të punimeve në kolektorin e ujërave të zeza

Në Komunën e Podujevës është njoftuar mbyllja e përkohshme e një segmenti të rrugës “Bahri Fazliu”, si pasojë e punimeve që po realizohen në projektin e kolektorit të ujërave të zeza.

Sipas njoftimit zyrtar, nga nesër për qarkullim do të mbyllet segmenti i rrugës “Bahri Fazliu” nga udhëkryqi te spitali deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Krasniqi”.

Në kuadër të ndryshimeve në qarkullim, është bërë e ditur se do të hapet për trafik segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori”, nga degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi” (mbrapa teatrit) deri te udhëkryqi i rrugës “Bahri Fazliu”.

Po ashtu, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së punimeve, rruga njëkahore “Nuhi Gashi” do të funksionojë përkohësisht si rrugë dykahore.

Komuna e Podujevës u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.