KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbyllet çereku i kampionatit, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligën e Kosovës

Mbyllet çereku i kampionatit, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligën e Kosovës

Është mbyllur rrethi i parë i Superligës së Kosovës, pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së nëntë, e cila solli derbi dhe rezultate interesante.

Drita ka fituar derbin si mysafire ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, falë golit të Besnik Krasniqit, të shënuar në minutën e 90-të.

Gjilani ka marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje spikati Mavlan Zeka me dy gola, ndërsa Armend Thaqi realizoi një tjetër nga pika e bardhë.

Feronikeli, pavarësisht se luajti për shumë minuta me një lojtar më pak, arriti të marrë një pikë në përballjen me Llapin, e cila përfundoi pa gola, 0-0.

Dukagjini ka fituar minimalisht ndaj Vushtrrisë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Elton Basri.

Derbi tjetër i kësaj jave, mes Malishevës dhe Prishtinës, përfundoi në barazim 1-1. Xhemajl Ibishi shënoi për Malishevën, ndërsa Assane Ditta barazoi nga pika e bardhë për Prishtinën.

telegrafi.com

Malisheva dhe Prishtina në krye, Llapi dhe Vushtrria në fund

Pas përfundimit të rrethit të parë, Malisheva dhe Prishtina kryesojnë tabelën me nga 20 pikë, në pozitat e para dhe të dyta.

Vlen të theksohet se Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Dritës, e cila ishte shtyrë në fillim të kampionatit.

Dukagjini renditet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Gjilani dhe Drita ndajnë pozitat e katërt dhe të pestë, me nga 14 pikë.

Ballkani zë vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Drenica është e shtata me 10 pikë. Feronikeli 74 renditet në vendin e tetë me tetë pikë.

Në fund të tabelës gjenden Llapi me katër pikë dhe Vushtrria me tri pikë.

Java e dhjetë e Superligës së Kosovës do të zhvillohet gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.