KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafaqimit në Apel

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafaqimit në Apel

Dy bashkavokate, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara në Hagë, tashmë kur pritet të nisin procedurat e Apelit.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkavokateve.

Një ditë më vonë, më 14 tetor, Regjistri konfirmoi përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës.

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixoni ka bërë të ditur se largimi i dy bashkavokateve nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.

Njoftimi është dorëzuar në Panelin e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.