KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e detyrës së re.

Në letrën e tij, mbreti jordan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synim forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

Ky bashkëpunim, sipas mesazhit të mbretit jordanez, synon t'u shërbejë të dy popujve, si dhe paqes dhe prosperitetit global.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.