KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të përdorin ‘veprime të nevojshme mbrojtëse’ ndaj armëve të Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të përdorin ‘veprime të nevojshme mbrojtëse’ ndaj armëve të Iranit

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë – të njohur si E3 – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Ata i përshkruajnë sulmet me raketa nga Irani si “pa dallim dhe joproporcionale” dhe thonë se do të “ndërmarrin hapa”, për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare dhe ato të aleatëve në rajon.

Këto hapa potencialisht mund të përfshijnë mundësimin e veprimeve të nevojshme dhe proporcionale mbrojtëse për të shkatërruar raketat dhe dronët e Iranit në burimin e tyre, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit kanë rënë dakord të punojnë së bashku me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në rajon për ta arritur këtë.

Ndryshe Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht i është bashkuar operacionit ushtarak shumëkombësh në Iran, duke e bërë zyrtare këtë nismë kryeministri Keir Starmer. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.