KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku

Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku

E përditësuar: Ka përfunduar takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në takimin e sontëm u diskutuan propozimet e të dy palëve për kandidatë për president, në kërkim të konsensusit për këtë post.

——

Vazhdon takimi Kurti–Abdixhiku, mbi dy orë në bisedime për Presidentin

Kanë kaluar më shumë se dy orë që kur ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Kosovës.

Takimi i cili ka nisur në orën 18:00, po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Para takimit, Kurti ishte shprehur optimist se bisedimet mund të prodhojnë një rezultat pozitiv.

“Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në takim sot”, kishte deklaruar Kurti, duke theksuar se palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e bisedimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Në takimin e sotëm, në fokus janë emrat konkretë për Presidentin e ri, pasi ditë më parë Kurti dhe Abdixhiku kishin diskutuar për profilin e presidentit dhe ishin dakorduar që në takimin e radhës të hidhen në tavolinë propozimet konkrete.

Deri në këto momente nuk ka pasur njoftim publik për ndonjë marrëveshje të arritur mes dy liderëve.

Mbetet të shihet nëse takimi, i cili tashmë po zgjat mbi dy orë, do të përfundojë me një dakordim për emrin e Presidentit apo palët do të kenë nevojë për takime të tjera.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.