KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën

Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën

Nesër më 17 maj është dita e fundit e afatit për regjistrim për të votuar nga mërgata.

Deri tani janë regjistruar mbi 95 mijë mërgimtarë për votim jashtë Kosovës.

Ndërkohë, sot, Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 49-të në këtë vit ku mori disa vendime të rëndësishme.

KQZ bëri të ditur se ka miratuar dizajnin e fletëvotimit për votim me postë dhe formulat për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit në QKN.

Komisioni sqaroi se fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.