Mbi 40 ton vezë të pashënuara nga Serbia janë shkatërruar në deponinë e Drislës, pasi shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në koordinim me Administratën Doganore, parandaluan një përpjekje për t’i importuar ato ilegalisht në vend.
Operacioni u krye në pikën kufitare Tabanoc, ku pas një inspektimi të detajuar, u zbuluan gjithsej 572,400 vezë të freskëta, të fshehura pas paletave të para me mallra të deklaruara siç duhet. Në njërën dërgesë u gjetën 270,000 dhe në tjetrën 302,400 vezë të pashënuara. Sipas AUV-së, kishte indikacione se këto produkte do të shënoheshin shtesë dhe do të tregtoheshin në mënyrë të rreme si të prodhuara në vend, gjë që do të rrezikonte si konsumatorët ashtu edhe konkurrencën e prodhuesve të RMV-së.
“Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe vendimtar, u parandalua mashtrimi serioz dhe rreziku potencial për konsumatorët“, thanë nga AUV.
Sasia totale prej 40 tonësh dhe 410 kilogramësh vezë është shpallur e pasigurt dhe është shkatërruar në mënyrë të padëmshme.
AUV njofton se do të vendosen masa të përshtatshme ndaj subjekteve të përfshira, si dhe kontrolle shtesë mbi operacionet e tyre të mëparshme. Institucioni thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të përforcuara dhe një lufte pa kompromis kundër mashtrimit ushqimor, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe prodhimit vendas.
LEXO:
- EsDeeKid në Sunny Hill 2026, ndërsa misteri rreth identitetit të tij vazhdon: A fshihet Timothée Chalamet pas maskës?
- Zhvillimet në Kuvend, Gashi i përgjigjet opozitës: Ligji për Përfaqësim, kur të krijohen kushte
- Netflix bleu startup-in e inteligjencës artificiale të Affleck për 587 milionë dollarë: Aktori bëhet këshilltar i lartë në kompani
- Kequshqyerja moderne dhe rezistenca ndaj insulinës: Çfarë roli ka mikrobioma e zorrëve?
- “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiq e thelloi
- Mickoski: Raporti i fundit i KE-së është njëri ndër më të mirët deri më tani
- Gazetari Shkumbin Pireva zbulon se kujt i faturohet faji për eliminimin e Francës nga Botërori
- Barcelona “bombardon” tregun: Pesë sulmuesit e mëdhenj që po konsiderohen nga Laporta
