KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 300 fëmijë ishin në shfaqjen e filmit “Uta në Sharr” në Prishtinë

Mbi 300 fëmijë ishin në shfaqjen e filmit “Uta në Sharr” në Prishtinë

Shfaqja e filmit të shkurtë të animuar “Uta në Sharr” në Kino ARMATA më 22 shtator u kthye në një natë për t’u kujtuar.

Mbi 300 fëmijë nga shkollat, kopshtet dhe institucione të tjera mbushën sallën për t’u nisur në udhëtimin e Utës dhe Deltarit nëpër malet e Sharrit.

“Fëmijët kanë një përgjegjësi për ta mbrojtur planetin, sidomos në kohët sfiduese që po jetojmë,” tha Tuba Safçiu, autorja e skenarit dhe tregimit. “Ishte një kënaqësi e veçantë t’ia jepnim jetë kësaj historie përmes animacionit dhe t’ua tregonim fëmijëve në një mënyrë që e duan dhe e kuptojnë”, tha Vullnet Sanaja, drejtor i Anibar Studios, i cili udhëhoqi ekipin krijues të filmit.

Sara Lindblom, Programme Manager në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, iu drejtua të rinjëve të pranishëm duke i ftuar që ta ruajnë natyrën e bukur të Kosovës dhe t’a mbajnë të pastër, ndërsa Ahmet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv i Save the Children Kosova/o, theksoi se fëmijët janë e ardhmja dhe zëri që duhet dëgjuar sot.

“Sa herë që dikush më tregon historinë time, malet e Sharrit bëhen edhe pak më të gjelbra,” thotë Uta. “Dua që çdo fëmijë ta dijë se natyra jonë është aq e bukur sa ia vlen ta duam dhe ta ruajmë”.

Mesazhi qendror i mbrëmjes ishte i qartë: natyra e Kosovës duhet mbrojtur, por edhe përjetuar dhe gëzuar nga fëmijët vetë.

Sonte, 23 shtator, “Uta në Sharr” vjen në Dokukino në Prizren, në orarin 17:30, 18:00 dhe 18:30. Turi do të mbyllet më 11 nëntor në Kino Jusuf Gërvalla në Pejë.

Përveç shfaqjeve në kinema, projekti “Uta në Sharr” do të vazhdojë me një kamp dy-ditor, ecje edukative dhe prezantime në shkolla në më shumë se 10 komuna në të gjithë Kosovën, me fokus të veçantë në komunitetet e margjinalizuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.