KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 200 vota dallim, KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë

Mbi 200 vota dallim, KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë

Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, është fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Brvenicës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas përpunimit të të dhënave nga të gjitha 24 qendrat e votimit, Jahiji fitoi 4,442 vota, ose 50.36 përqind të votave.

Kundërshtari i tij, Stojanço Radichevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, mori 4,177 vota, ose 47.36 përqind. Diferenca midis dy kandidatëve është 265 vota.

Në raundin e dytë votuan gjithsej 8,820 votues, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 54.29 përqind, dhe u regjistruan 201 fletëvotime të pavlefshme.

Rezultati në Brvenicë shkaktoi edhe reagime politike. OBRM-PDUKM akuzoi VLEN-in për mbështetjen e kandidatit të BDI-së në raundin e dytë, ndërsa përfaqësuesit e partisë folën edhe për mobilizimin e votuesve nga jashtë vendit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.