KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 1,900 gjoba për një javë në Gjilan, policia ndëshkon edhe shoferët që përdorin telefonin

Mbi 1,900 gjoba për një javë në Gjilan, policia ndëshkon edhe shoferët që përdorin telefonin

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë një jave të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 966 gjoba ndaj kundërvajtësve.

Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë gjatë periudhës 31 korrik – 6 gusht të këtij viti, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në rajonin e Gjilanit.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 47 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 14 gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, 26 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit dhe 79 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Po ashtu, ndaj 53 drejtuesve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme dhe që mund të shqetësojnë banorët.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e masave dhe kontrolleve me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë publike dhe sigurisë në trafik. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.