KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 100 vrapues sfidojnë veten në ultramaratonën e parë të këtij lloji në Kosovë (VIDEO)

Mbi 100 vrapues sfidojnë veten në ultramaratonën e parë të këtij lloji në Kosovë (VIDEO)

Në Miradi të Epërme, në Fushë Kosovë, po mbahet për herë të parë në vend një format i veçantë i vrapimit, ultramaratona, ku pjesëmarrësit sfidojnë veten përmes përsëritjes së të njëjtit shteg.

Mbi 100 vrapues janë duke marrë pjesë në këtë garë, ku secili raund përfshin një distancë prej rreth 6.7 kilometrash.

Raundet nisin çdo orë, ndërsa gara mund të zgjasë deri në 48 orë, varësisht se sa do të arrijnë të vazhdojnë pjesëmarrësit.

Nga atje po raporton gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila tha se, sipas organizatorëve, vrapuesit janë të ndarë në kategori me tri, gjashtë dhe më shumë raunde, ndërsa pjesëmarrësit në kategorinë ultra synojnë të vazhdojnë sa më gjatë pa u dorëzuar.

Në këtë garë marrin pjesë vrapues të moshave të ndryshme, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vende të tjera të botës.

Shpërblimi kryesor për fituesin është deri në 1 mijë e 500 euro, por gara ka një rregull të veçantë, pjesëmarrësi i fundit duhet ta përfundojë raundin e tij të fundit, përndryshe organizatorët mund të mos ndajnë shpërblimin.

Ndiqni detajet e plota:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.