Banorët e disa lagjeve të Prishtinës po përballen me probleme të shumta për shkak të grumbullimit të mbeturinave.
Në lagjen “Fusha e Pajtimit”, mbeturinat janë grumbulluar shumë pranë ndërtesave të banimit, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
Ankesa kanë edhe banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, të cilët thonë se mbeturinat u kanë mbetur për dy javë te dera e shtëpive, pasi kompania përgjegjëse nuk ka shkuar për t’i mbledhur ato.
Banorët kërkojnë nga kompania përkatëse që të ndërhyjë sa më parë dhe të bëjë grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që të shmangen ndotja dhe shqetësimet për banorët.
Burimi: indeksonline.net ↗

