Në rrugën “Lord Bajron” në lagjen Aktash në Prishtinë, sasia e mbeturinave të mbledhura është bërë e madhe këtë diel.
Ato tashmë kanë dalur edhe jashtë koshave të mbeturinave, gjë që e ka bërë të vështirë qarkullimin e banorëve për shkak erës së rëndë.
KosovaPrress ka pyetur Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Prishtina” se çfarë do ta ndërmarin për përmirësimin e situatës, por deri në publikimin e artikullit, asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë që gjatë muajve të fundit, kryeqyteti është përballur me këto vështirësi e si rrjedhojë qytetarët kanë shprehur ankesa në vazhdimësi për bërllokun.
Burimi: lajmi.net ↗

