KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbështetësit e Vetëvendosjes nisin festën pas rezultateve të para

Mbështetësit e Vetëvendosjes nisin festën pas rezultateve të para

Pas publikimit të rezultateve preliminare dhe projeksioneve të para zgjedhore, simpatizantë të Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë në sheshet kryesore për të festuar.

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinë, duke valëvitur flamuj dhe duke shprehur entuziazmin e tyre për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

Atmosfera festive është shoqëruar me brohoritje e muzikë.

Ndërkohë, institucionet zgjedhore po vazhdojnë procesin e numërimit të votave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore të verifikimit dhe numërimit.

Sipas të dhënave të fundit preliminare nga mbi 90% të vendovtimeve të numëruar nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,71% të votave (273,716 vota), duke ruajtur një diferencë të qartë ndaj rivalëve të saj.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,58% (135,165 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 17,99% të votave (112,632 vota).

Në vend të katërt është Aleanca me 7,28% (45,583 vota). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.