Kai Trump, mbesa 19-vjeçare e presidentit amerikan Donald Trump, po ndërton një karrierë në disa fusha, përfshirë golfin, modën dhe rrjetet sociale.
Vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump së shpejti do të nisë studimet në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë e ekipit të golfit të universitetit.
Në një intervistë për emisionin ‘Fox & Friends’, Kai foli për mënyrën se si arrin të menaxhojë angazhimet e shumta dhe tha se deri tani ia ka dalë ta bëjë këtë me sukses.
Ajo beson se energjinë dhe dëshirën për të arritur objektivat i ka trashëguar nga gjyshi i saj, Donald Trump.
“Me siguri nga gjyshi”, u përgjigj ajo kur u pyet se nga e merr ambicien për sukses.
Kai njihet si një lojtare e talentuar golfi dhe ka marrë vlerësime për disiplinën dhe përkushtimin e saj në këtë sport.
Synon të ndihmojë ekipin e golfit të Universitetit të Miamit të arrijë rezultate më të mira në sezonet e ardhshme.
Kai ka folur edhe për marrëdhënien me gjyshin e saj, duke e përshkruar atë si ‘shumë të lezetshëm’ dhe më të relaksuar nga sa njerëzit mund ta imagjinojnë. /Telegrafi/
