Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur për imazhin e tij publik dhe mënyrën se si gjykohet nga njerëzit, duke pranuar se gjatë karrierës ka bërë edhe gabime.
“Me gjithë respektin, ata që mendojnë se jam i përsosur, me siguri nuk shikojnë televizor! E kam dëshmuar shumë herë se mund të bëj edhe budallallëqe. Dhe e pranoj këtë”, deklaroi francezi në një intervistë për Onze Mondial.
Mbappe theksoi se njerëzit nuk mund ta njohin plotësisht një person vetëm përmes televizionit dhe se shpesh krijojnë përshtypje që nuk përputhen me realitetin.
Kapiteni i Francës shtoi se përvoja si figurë publike e ka mësuar të mos i gjykojë të tjerët pa i njohur nga afër. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

