KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe hesht Barcelonën, Reali shkon në pushim me epërsi në El Clásico

Mbappe hesht Barcelonën, Reali shkon në pushim me epërsi në El Clásico

Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Barcelonës, në El Clásico, falë golit të Kylian Mbappes në minutën e 41-të.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat. Barcelona rrezikoi përmes Anthony Gordonit dhe Raphinhas, por portieri Andriy Lunin reagoi mirë në disa raste.

Në anën tjetër, Real Madridi pati mundësi përmes Arda Gülerit dhe Mbappes, para se ky i fundit të realizonte golin e epërsisë.

Sulmuesi francez Mbappe përfitoi në minutën e 41-të, nga një top i mbetur brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë madrilenëve.

Rasti më i mirë i Barcelonës në fund të pjesës së parë i takoi Lamine Yamalit, i cili në minutën e 44-të shpërdoroi një mundësi të artë nga afërsia, duke e dërguar topin ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.

Barcelona u përball edhe me një shqetësim në minutën e 30-të, kur Xavi Espart u detyrua të largohej për shkak të lëndimit, duke ia lënë vendin Alejandro Baldes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.