Prezantuesja britanike, Maya Jama dhe futbollisti i Manchester Cityt, Ruben Dias, duket se kanë mbyllur përfundimisht çdo lidhje mes tyre, disa muaj pas ndarjes.
Sipas mediave, të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram, duke sinjalizuar fundin e plotë të marrëdhënies së tyre, e cila kishte zgjatur rreth 18 muaj.
Ky veprim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët prej kohësh kanë ndjekur çdo detaj të historisë së tyre.
Maya Jama
Ndarja vjen pas raportimeve se Dias është parë duke ndërvepruar në rrjete sociale me aktoren portugeze Daniela Melchior.
Sipas fansave, të dy kanë shkëmbyer pëlqime në postime të njëri-tjetrit, gjë që ka nxitur spekulime për një afrim të mundshëm, megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Maya dhe Ruben u lidhën në fund të vitit 2024 pasi u takuan në MTV Europe Music Awards në Manchester.
Gjatë lidhjes, çifti madje jetoi bashkë në një rezidencë luksoze në Alderley Edge, pasi Maya u zhvendos nga Londra për të qenë më pranë futbollistit.
Foto: Instagram
Megjithatë, marrëdhënia e tyre u përshkrua si e komplikuar dhe çifti përfundoi duke u ndarë pasi arritën në një pikë të vështirë.
Pas ndarjes, kanë qarkulluar edhe raportime për ndërveprime të reja të Dias me disa femra në rrjete sociale, duke përfshirë modele dhe ish-pjesëmarrëse të reality show-ve. /Telegrafi/
Ruben
