KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Max Dowman në histori të Ligës Premier

Max Dowman në histori të Ligës Premier

Max Dowman ka marrë startin e tij të parë në Ligën Premier në përballjen e Arsenalit ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26.

Me këtë paraqitje nga minuta e parë, talenti i ri ka hyrë në histori, duke u bërë lojtari më i ri që starton ndonjëherë një ndeshje në elitën e futbollit anglez.

Dowman e ka arritur këtë rekord në moshën 16 vjeç e 144 ditë, duke vendosur një standard të ri dhe duke e shënuar emrin e tij në statistikat e Ligës Premier.

Adoleshenti do të synojë ta shfrytëzojë këtë mundësi për të lënë gjurmë ndaj Crystal Palace, teksa Arsenali kërkon ta mbyllë kampanjën me një paraqitje të bukur dhe në notat më të larta.

Ndërkohë, Arsenali e ka fituar titullin e kampionit në Ligën Premier, ndërsa më vonë këtë muaj do ta synojë edhe Ligën e Kampionëve – ku në finale përballen me Paris Saint-Germain./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.