Mauro Icardi mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Sulmuesi argjentinas është pa klub që nga 30 qershori, kur i përfundoi kontrata me Galatasarayn.
Sipas raportimeve të Ekrem Konur, për Icardin kanë shfaqur interes Real Betis dhe Elche, ndërsa në garë janë edhe PAOK, Everton dhe Benfica, transmeton Klankosova.tv.
33-vjeçari përpos Galatasarayt ka luajtur edhe te Sampdoria, Interi dhe Paris Saint-Germaini, ndërsa në fillimet e karrierës ishte pjesë e akademisë së Barcelonës.
Burimi: klankosova.tv ↗

